Një nga qetësuesit më të njohur në botë është brufeni. Efektet e tij pozitive janë të njohura për pothuajse të gjithë, por ka efekte negative për të cilat dihet pak.
Një studim i ri nga Evropa raporton mbi ndikimin negativ të brufen në shëndetin riprodhues te meshkujt.
Studimet e hershme tashmë kishin sugjeruar një lidhje midis brufen dhe infertilitetit te gratë, dhe tani është treguar se ka një efekt negativ në të dy gjinitë.
Përveç lindshmërisë, përdorimi i rregullt i brufenit në doza më të larta dhe për një periudhë më të gjatë kohore rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe goditje në tru, transmeton KosovaPress.
Studimi përfshiu 31 burra të moshës 18 deri në 35-vjeç. Gjysma mori nga 600 mg brufen dy herë në ditë për dy javë. Gjysma tjetër mori placebo gjithashtu dy herë në ditë për dy javë. Pas dy javësh, njerëzit nën brufen kishin probleme testikulare, përfshirë një gjendje të quajtur hipogonadizëm të kompensuar, e cila ndikon në shëndetin riprodhues.
Kjo do të thotë që brufeni ndikon në gjëndrën e hipofizës, e cila është pjesë e prodhimit të testosteronit për hormonin mashkullor, si dhe proceseve të tjera që lidhen me prodhimin e spermës.
Studimi është një kombinim i hulumtimeve klinike dhe bazike në të dy nivelet e indeve dhe qelizave për të demonstruar më mirë se brufeni mund të çrregullojë prodhimin e testosteronit.
Studimet e mëparshme në lidhje me qetësuesit e dhimbjeve kanë treguar kryesisht efekte anësore të shoqëruara me probleme gastrointestinale, renale dhe kardiake, kryesisht te të moshuarit.
Sidoqoftë, megjithëse nuk është gjetur lidhje e drejtpërdrejtë shkak-pasojë midis brufenit dhe shëndetit riprodhues te burrat, rekomandohet që nëse një burrë ose grua duhet ta marrë atë për më shumë se tre ditë rresht, ata së pari duhet të konsultohen me mjekun.
Sidoqoftë, brufeni në veçanti nuk është një ilaç që duhet të merret vetë pa u konsultuar me mjekun.