E keni menduar ndonjëherë pse supermarketet kanë thuajse të njëjtën pamje? Pse s’janë të ndryshme në koncept dhe strukturë?

Sepse, qëllimi kryesor është maksimizimi i fitimit dhe psikologët mendojnë që ky dizajn është i duhuri për të manipuluar sjelljet e njerëzve, në mënyrë që ata të shtojnë blerjet. Cilat janë disa prej hileve të tjera që me siguri s’i keni vënë re? I gjeni në listën më poshtë!

Vendosin frutat dhe perimet në fillim të dyqanit. E keni pyetur ndonjëherë veten pse? Perimet a frutat dhe japin iluzionin e freskisë, shëndetit dhe ushqimit të mirë. Kjo, ndikon në sjelljen e blerësit dhe i bën ata të jenë në humor. Dhe çfarë bën një njeri me humor të mirë? Ble çfarë i del para dhe i mbush syrin!

Kanë vetëm një dalje! Hmm, ti nuk mund të dalësh andej nga hyre, kështu që duhet t’i biesh edhe njëherë marketit rreth e përqark. Ndërkohë që gjen daljen, sheh diçka tjetër në ndonjë raft dhe e ble!

Gjërat e nevojshme i vendosin në vende që mezi gjenden! Ju ka ndodhur ndonjëherë të shkoni në supermarket për vezë dhe t’i bini rreth e qark sepse s’po gjenit vendin? Kjo është strategji e dyqanit për elementë bazikë si vezët, qumështi apo buka. Teksa kërkon për to, ti ke blerë gjëra të tjera ndërkohë dhe bukën, dihet që do ta blesh se s’bën! Wshtë e mirë e nevojshme!

Gjërat e fëmijëve i vendosin në raftet e poshtëme! Pse? Që nëse mami dhe babi s’i sheh, vogëlushit s’ka shans t’i shpëtojë. Pastaj, fillon grinda dhe në të shumtën e rastëve fitojnë fëmijët dhe supermarketi. Lodra u ble!

“Harrojnë” të vendosin një orë S’ka orë, s’ka koncept kohe! Ti harrohesh aty, celularin e ke futur në çantë dhe ke humbur mes produkteve. Me siguri, kujtohesh për orën, në momentin që bën pagesën!