Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk mund të mungonte me një postim të tijin në Twitter. Krahas ndërgjegjes si institucion për të reaguar pas një ngjarjeje të tillë, e sigurt që numri 1 i SHBA-së ka edhe një përjetim personal.
“Po raportohen lajme për vdekjen e bashketbollistit të madh Kobe Bryant dhe tre personave të tjerë pas një përplasjeje të helikopterit në Kaliforni. Ky është një lajm i tmerrshëm!” – shkruan Trump në faqen e tij zyrtare.