Kobe Bryant, legjenda e baskebollit amerikan ka pësuar një aksident ajror, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Mediat vendase bëjnë me dije se tragjedia në familjen e Bryant është më e madhe, pasi bashkë me të ka humbur jetën dhe vazja e tij 13 vjeçare.

Më tej bëhet me dije se Bryant po udhëtonte me katër persona të tjerë, përfshirë vajzën ‘Gi Gi’ në helikopterin e tij privat kur u rrëzua, dhe të gjithë kanë mbetur të vdekur.

Lajmi është konfirmuar dhe nga autoritetet në Los Angelos, por ende nuk dihen shkaqet pse u rrëzua helikopteri. Nga ana tjetër dëshmitarët njoftuan se kishin dëgjuar motorin e helikopterit që rrëzohej përpara se të binte.