Bobbi Brown, një nga make-up artistet më të mira amerikane, përmes dy fotove të vetes ka zbuluar se sekreti i vërtetë nuk qëndron tek grimi, por tek drita.
“Kjo nuk është foto para dhe pas. Janë shkrepur në të njëjtën ditë dhe janë me të njëjtin make-up. Ai që e bën diferencën është ndriçimi. Shumica e njerëzve nuk i postojnë fotografitë kur nuk mendojnë që duken mirë. Unë kam bërë paqe me ballin, por gjithsesi jam e lumtur kur ndriçimi i zbut ca gjëra”, shkruan Bobbi përkrah fotove të saj, ku tek e dyta, nën efektin e ndriçimit rrudhat duken më pak.