Pasi mbaruan me gjithë zonat ekonomike, ato industriale, parqet publike që i kthyen në sheshe ndërtimi për pallate shumëkatëshe, duket se qeveria i ka kthyer sytë për te Zonat e Mbrojtura. Shihini mirë edhe këtë vit këto zona të mbrojtura, si “Dajti”, “Llogaraja”, “Butrinti”, “Karavastaja”, “Lura”, “Thethi” etj. Fiksojini mirë në fotografi dhe ruajini për një kohë të gjatë, raporton newsbomb.al.

Mundet që vitin tjetër, këto zona dhe paprekshmërinë e tyre, nuk do ta gjeni ashtu siç duket. Sepse, parlamenti ka vendosur të ndryshojë ligjin për lejet mjedisore, ku një ndër pikat është ndërhyrja në nenin e zonave të mbrojtura.

“Kur projekti duhet të zhvillohet për arsye madhore të interest publik kombëtar, pavarësisht ndikimeve në zonë të identifikuara në Vlerësimin e Duhur dhe mungesës së zgjedhjeve alternative, autoritetet përgjegjëse miratojnë zhvillimin, vetëm me kushtin që zhvilluesi të marrë të gjitha masat kompensuese me qëllim sigurimin që zona e vecantë e ruajtjes nuk e humb integritetin e saj , propozohet ndryshimi i Nenit 21, Miratimi I zhvillimit në zonat e vecanta të ruajtjes , raporton newsbomb.al Ndaj dhe shkatërrimi i këtyre parqeve tashmë është I garantuar me ligj.

Denoncimi për herë të parë vjen nga Abi Malltezi i Partisë Demokratike, që ka treguar edhe emrat e personave përgjegës të këtij ndryshimi monstruoz që nuk ka më ngjyra të PD apo PS, por ka ngjyrat e prishjes së asaj pak që ka mbetur nga Shqipëria.

Dy janë personat sipas Malltezit, Zamir Dedej, drejtor i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe Edison Konomi, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, që më parë ka qenë ish-kreu I PS së Durrësit e ish-Doganier, e që në fakt nuk ka lidhje me mjedisin. Madje ky I fundit është pronar edhe I pallatit 7 katësh që u rrëzua nga tërmeti në Durrës, ku mbetën të vdekur 7 persona, mes të cilëve pjesëtarët e familjeve Reçi, raporton newsbomb.al.

Sipas Malltezit ka një arsye pse bëhet ky ndryshim Bëhet për 2 qëllime Rama të investojë 200 milionët në zona elitare dhe Zamiri dhe Edisoni mos shkojnë në burg që japin leje mjedisore për ndërtime në Zonat e Mbrojtura. Amendohet ligji që të ndërtohet edhe brenda zonave të mbrojtura.

Po pse i shpallni zona të mbrojtura? Zamiri është ai që përlau gjithe buxhetin e agjensisë së ZM prej 800,000 USD për OJQ e vet, ndërsa Edisoni është ai që ju rrëzua pallati 7 katesh dhe i vdiqën 7 veta, por vijon drejtor se është me biografi të mirë shkruan Malltezi.