Të tjera pamje rrëqethëse vijnë nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 që goditi Turqinë Lindore mbrëmjen e djeshme.
Mediat turke kanë publikuar një video ku nënë e bir janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e një pallati të shembur në Elazig pas plot 23 orësh.
Raportohet se nënë e bir ishin të përqafuar me njëri-tjetrin, në momentin që janë gjetur nga forcat e kërkim-shpëtimit.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, një prej anëtarëve të ekipit të shpëtimit i flet nënës së bllokuar nën rrënoja, ndërsa kjo e fundit i përgjigjet mes lotësh. Ai i thotë A më dëgjon? Jemi këtu. Duro. Do të të shpëtojmë!
Deri më tani raportohet se numri i viktimave të tërmetit është thelluar, duke shkuar në 29, ndërsa 1200 të tjerë rezultojnë të plagosur.