Një video u publikua pak ditë më parë nga emisioni ‘Fiks Fare’, ku 41-vjeçarja Elisabeta Mita dhunonte në mënyrë ‘kafshërore’ të bijën e saj 13 vjeç. Arsyeja ishte tejet banale, ku e mitura u godit papushim nga e ëma pasi nuk kishte larë enët.

Mirëpo, Elisabeta ka habitur me deklaratën e saj në lidhje me videon skandaloze. Ajo ka rrëfyer se videoja është manipulim dhe kërkon eskpertizë ndaj filmimit pasi dyshon te ish-burri i saj. 41-vjeçarja thotë se ish bashkëshorti ka mbaruar për regji dhe di të bëjë manipulime në video.

Ajo tha: Momenti që unë jam konfliktuar me vajzën time nuk është siç paraqitet në televizor, kam dyshime se është manipuluar kjo video dhe kërkoj të bëhet ekspertimi i saj se ish-bashkëshorti im ka mbaruar për aktrim dhe regjisurë dhe di të përdori mënyrat për të bërë manipulime. Mendoj se qëllimi i ish-bashkëshortit tim ka qenë që ai të marri kujdestarinë e djalit dhe të vajzës time, me qëllim që të përfitojë bonuset dhe banesën që unë marr nga Bashkia Sarandë.

Sa e dua unë vajzën time këtë e di unë dhe zoti në qiell, por rrethanat e mia ekonomike sociale dhe ngatërresa me një njeri si ish-bashkëjetuesi im më ka bërë sikur unë jam përbindësh. Ndërkohë, ndaj saj u dha masa ‘Arrest me burg’ ditën e sotme.