Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj janë pritur thuajse si “krushq” të vërtetë të një dasme. Muzika që shoqëronte ecjen e tyre në fshatin Surrel, ku do merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes së një shkolle të re, i ngjante asaj të një dasme të vërtetë.

Pasi bëri një vizitë në panairin e organizuar nga banorët e Surrelit me produkte vendase, Rama pa nga afër përveç rikonstruksionit të rrugës, edhe një shkollë e kopësht me kushte shumë herë më të mira për fëmijët e tyre. Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar shkollën e mesme “Ymer Lala” në Surrel, ku mësojnë rreth 300 nxënës, ndërsa bashkëngjitur saj ka edhe një kopsht për më të vegjlit.

“Më vjen shumë mirë që sot ka përfunduar ky projekt sepse shkolla ka qenë vërtet në një gjendje të keqe. Drejtori po më thoshte se nuk është investuar që nga viti 1969. E rëndësishme është që gjithçka është bërë me shumë përkushtim dhe cilësi, si kudo ku vë dorë Lali Eri, dhe përpiqet që jo vetëm për t’u krijojë kushte optimale atyre që vijnë në shkollë, por edhe për t’u dhënë shpresë dhe optimizëm atyre që presin që t’ju vijë radha, sepse gjërat bëhen me radhë dhe përpiqemi t’i shfrytëzojmë maksimalisht mundësitë”, theksoi Rama.

Por, mes batutave, Rama thumboi deputetin dhe kryebashkiakun, teksa tha se “po i tolerojmë, se jemi mikëpritës se nuk na ka ftuar Erioni dhe as Xhemali”, duke u vënë gjithashtu në dukje se “mos i nënvelftësoni katunarët”, duke e konsideruar edhe veten si një banor të vjetër të Surrelit.

Rama tha gjithashtu se për Surrelin duhet bërë më shumë dhe se me muzikë nuk ua prishin mendjen, për të bërë më shumë. Por për më shumë mos e humbisni videon e mëposhtme.

Tiranë – Surrel

Surrel, Tiranë – Një e shtunë ndryshe në oborrin e shkollës 'Ymer Lala' dhe mjediset e saj të transformuara rrënjësisht, duke krijuar kushte optimale për nxënësit e mësuesit me investimin e parë serioz qysh nga viti 1969???#ArsimiQëDuam#PërShqipërinëQëDuam

Posted by Erion Veliaj on Saturday, January 25, 2020