Ndahet nga jeta në moshën 38-vjeçare doktor Gjon Gjidoda.
Lajmin e bën me dije miku i tij shkodran, gazetari Simon Shkreli i cili thote, se mjeku ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.
Gjidoda, nga Klina e Kosovës, ka punuar si mjek i përgjithshëm në qytetin e tij të lindjes.
“Asnjëherë në jetën tënde nuk u ngute, asnjëherë nuk gabove, ishe i matur, i urtë dhe i kujdesshëm. Ishe fëmija që të kishim shembull, ishe ai i urti ndër ne sherraxhinjtë e zhurmaxhinjtë. Ishe shembull, kurrë ne jete asnjëhere nuk e trazove ujin e askuj. E në këtë natë të kobshme të erret Ti Gjon i mbylle sytë. Lamtumire Doktor Gjon Gjidoda, pusho në paqen e amshueme. LAMTUMIRË”, shkruan me dhimbje gazetari Shkreli.