Vllaznia e ka mbyllur ndeshjen ndaj Laçit në një barazim pa gola. Pjesa e parë nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe më shumti ishte e ndaluar, për shkak të faullave të shumta. Kurbinasit kanë qenë më të rrezikshëm në sulmet e tyre, por pa arritur t’i konkretizonin.
Ndërkohë në pjesën e dytë ka pasur disa mundësi edhe ekipi i Vllaznisë për të gjetur avantazhin. Gjithsesi përballja është mbyllur në paqe mes skuadrave, por jo me arbitrin. Pasi ky i fundit i tregoi kartonin e verdhë për protesta Jonuz, shumë shishe përfunduan në drejtim të tij nga tifozët, ndërsa tekniku i shkodranëve i është lutur menjëherë mbështetësve që të ndalojnë. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni intervistat e dy trajnerëve pas ndeshjes për “Supersport”
Pjesën e parë luajtëm me kujdes, ishte taktika dhe plani që në të dytën të hidheshim në sulm për të hapur rezultatin. Sot kishim dy afrimet e janarit dhe është pak e vështirë që të përshtaten në ekip. Sipas mendimit tim kemi humbur dy pikë. Unë jam i qetë dhe është normale që të bësh presion në fushë. Ndonjëherë edhe presioni është i vlefshëm. Mendoja se ishte një penallti një rast që nuk na u dha, por gjithçka e di arbitri. Tifozët reagojnë pasi nuk jemi në teatër. Kjo është lojë për burra