Nje 45 minutesh i dyte shume i mire i Vllaznise qe godete dhe shtyllen me ane te Likes, pretendon edhe per nje 11 metersh megjithate vetem barazim 0-0 ndaj Laçit.

Ndeshja nisi me nje loje te forte teksa te dy ekipet kerkojne ti imponohen njera- tjetres megjithate ka pak raste shenimi.Ne minuten e 22 te Greca gjuan fort me te majte nga nje pozicion diagonal duke rrezikuar seriozisht porten e Sherrit megjithate topi perfundon jashte.

Edhe Vllaznia mundohet te krijoje raste megjithate nuk eshte shume e qarte ne zonen kundershtare, edhe per faktin se Laçi mbrohet shume mire dhe mundohet t’i mbaje sa me larg sulmuesit vendas.

Ne minuten e 39-te Nwabueze ka nje mundesi te mire per te rrezikuar por gjuan keq duke shperdoruar nje mundesi te mire shenimi ne porten shkodrane. Edhe ne ndonje moment tjeter miqte mundohen te shfrytezojne kundersulmin e shpejte por ne kete pjese nuk ia kane dale. Pjesa e pare kesisoj eshte mbyllur ne barazim 0-0

E dyta nis pa asnje zevendesim megjithate ende pa kaluar 10 minuta trajneri Jonuz largon nga fusha Hristov per Zogajn. Ne minuten e 57 te Lika vepron bukur nga e djathte, kroson ne zone dhe Shtubina e godet topin me koke por pret Stazhilla.

Nje minute me pas, pas nje goditje denimi, Malota ka nje mundesi te mire ta godase topin me koke por nuk arrin ta shtyje drejt portes se Laçit.

Ne minuten e 61-te ka nje rrezikshem te Vllaznise dhe topi preket me dore nga nje mbrojtes i Laçit dhe ndersa shkodranet pretendojne per nje 11-metersh, arbitri Meta nuk eshte i ketij mendimi. Nje moment qe shkakton edhe irritim te tifozeve ne shkallet e stadiumit.

Trajneri Jonuz duke e pare qe skuadra e tij po luan mire perpara por nuk arrin dot tek goli, i jep disa minuta edhe sulmuesit moldav Sidorenco qe ze vendin e Shtubines.

Ne minuten e 79-te pas nje krosi te Gligorov, Lika e godet topin me koke, ai grushtohet nga portieri Stazhilla dhe pastaj perfundon ne shtylle por jo ne rrjete. Me pas serish disa momente shume te mira per shenim por Zogaj heziton te godase ashtu si duhet.