Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka shkuar në Elazig për të ndjekur nga afër të gjitha zhvillimet nga tërmeti që goditi vendin mbrëmjen e së premtes (24 janar).
Ai është i shoqëruar nga zv.presidenti Fuat Oktay dhe zëdhënësi i tij Mustafa Sentop. Erdogan ka marrë pjesë gjithashtu gjatë ceremonisë mortore të në një nëne dhe fëmijës së saj.
Nga të dhënat e deritanishme tërmeti 6.8 ballë shkaktoi 22 viktima dhe mbi 1 mijë të plagosur.