Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka publikuar sot një mesazh, ku sipas tij Zyra Vendor Arsimore Tiranë u ka dërguar një urdhër mësuesve të shkollave që të shpërndajnë një njoftim të kryeministrit Edi Rama në rrjetin social ‘Facebook’
Bëhet fjalë për një vizitë që ky i fundit ka pasur sot në shkollën e Surrelit, e cila ishte rikontruktuar.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Çollaku thekson se kjo është një propagandë e neveritshme, ndërsa sipas tij dhunon në mënyrë flagrante shtresën më të shquar të shoqërisë, mësuesit. Ai thekson mes të tjerash se sjellje te tilla janë te denja vetëm për Kore te Veriut.