Një shkodran në garën për byronë kombëtare të hetimit. Ka qënë surprizues emri i avokatit Gjovalin Ulndreaj, i rreshtuar mes 4 emrave të tjerë nga drejtuesi i SPAK, në garën për të marrë drejtimin e një prej organeve më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare, që krijohet falë reformes në drejtësi

 

Ulndreaj prej 17 vitesh ushtron detyrën e avokatit, i regjistruar pranë dhomës së avokatisë Shkoder, ndërsa më herët ai ka qënë një ish oficer policie, detyre që e ka mbajtur deri në vitin 2003. FBI shqiptare, siç është cilësuar ndryshe BKH mes 5 emrave të deritanishëm që ka në garë, dy prej tyre shihen si më favori, të ardhur enkas për të garuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

 

Deri me 30 Janar kjo garë është e hapur dhe përveç kreut të SPAK, thirrje për tu bërë pjesë e saj, nuk ka kursyer as Ambasada Amerikane. Kujtojmë që kandidati nga Shkodra, Gjovalin Ulndreaj nuk është një emer i panjohur për komunitetin e Shkodres, pasi ka qënë numri dy i Dhomës së avokatisë, por në të njëjtën kohë i rreshtuar përkrah kolegëve të tij në disa protesta, mes atyre edhe ajo kunder qeverise për ndryshimet e çmimeve të referencës.

 

 

Mbetet për tu parë se sa do t’ja arrijë në këtë garë kandidati Uldreaj, pasi pjesë e filtrit do të jetë jo vetëm CV e kandidateve, por edhe angazhimi publik dhe profesionalizmi i treguar ne ceshtjet që kanë mbuluar.ShkodraNews