Gazetari Artan Hoxha i cili ka bërë publike edhe videon ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duket duke thithur me hundë “pluhur të bardhë”, ka dalë nga prokuroria e SPAK, pasi ka dhënë dëshminë e tij.

Hoxha u ka dhënë përgjigje dhe akuzave se është përdorur nga politika. Sipas tij, askush nuk e lidh dot me Salianjin apo me çështje si ‘Babale 2’ apo ‘Babale 3’

‘Unë paraqita mënyrën se si mora videon. Çfarë disponoja ia kam paraqitur prokurorisë. I kam dhënë prokurorit çdo informacion që ai ka dashur. Sigurisht pres që SPAK të jetë në lartësinë e pritshmërinë e shqiptarëve. Kam besim se do ta bëjnë punën e tyre.

E kuptoj linjën e mazhorancës, persona që kanë përgjegjësi morale dhe po mundohen ta faktorizojnë. Edhe pronarët e medieve, ish-kolegët, ish-gazetarët që sot janë bërë pronarë, që po mundohen ta shpëtojnë këtë ngërç që ka zënë mazhorancën, nuk mund të më lidhin mua me politikën apo me ish-deputetin Salianji’ deklaroi gjatë fjalës së tij, Artan Hoxha.