Gjatë përgatitjes të një lajmi pasi qeveria anuloi një VKM për ndërtimin e një varreze private, ekipi Top Channel u përballë me një surprizë.

Në varrezat e Paskuqanit një varr familjar i ndërtuar për të varrosur 6 persona mbante mbishkrimin shitet.

Me bojë blu mbi këtë varrë shënoheshin edhe dy numra celulari.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu i telefonoi njërit nga këto dy numra dhe pyeti për çmimin.

Pronari që kishte ndërtuar këtë varr u përgjigj se çmimi ishte 3.5 milion lekë madje shtoi se ky varr kishte edhe tapi pasi ishte ndërtuar me leje

Vitet e fundit ka lulëzuar në të gjithë Shqipërinë biznesi me varret si pasojë e mospasjes së hapësirave të lira në varrezat ekzistuese

Top Channel