“Jam gati ti përvishem punës” Kështu shprehet në mesazhin e parë drejtuar shqiptarëve ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim.

Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati ti përvishem punës” u shpreh Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim në ditën e saj të parë në Ambasadë, teksa mesazhi i saj është publikuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Facebook.

Ambasadorja Kim mbërriti dje në Tiranë, ndërsa zyrtarisht detyrën e merr më 30 janar. Kujtojmë se gjatë marrjes në pyetje nga Senati Amerikan, e nominuara e Presidentit Donald Trump tha se do të mbështesë çuarjen përpara të reformave në Shqipëri.

Do të inkurajojmë Shqipërinë në reformat e saj. Do të mbështesim ngritjen e SPAK dhe të BKH. Do të mbështes forcimin e ligjit. Do të punoj për luftimin e krimit të organizuar tha kandidatja për ambasadore e SHBA Yuri Kim.