Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e qendrës së Shirokës në Bashkinë e Shkodrës. Në takime me banorë të zonës dhe qytetarë që kanë aktivitetin e bisnesit në këtë zonë turistike, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, ka adresuar tek përfaqësuesit e FSHZH problematikat e evidentuara gjatë punimeve të zbatimit.
Theksi është vënë në krijimin e lehtësive maksimale për bisneset në qendrën e Shirokës, duke patur si prioritet shfrytëzimin e hapësirave nga qytetarët dhe këmbësorët që frekuentojnë këtë zonë.
Gjatë bashkëbisedimit dhe inspektimit të punimeve, janë konstatuar dhe adresuar për zgjidhje çështje konkrete për çdo bisnes në qendrën e Shirokës.