Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka deklaruar se shumë shpejt do të jepet bonusi i qirasë për familjet e prekura nga tërmeti.
Ndreu u shpreh se ende nuk ka një faturë të dëmit të shkaktuar por, por deri më tani bashkia e Lezhës ka siguruar 2 milionë euro nga donatorët e huaj.
Teksa u pyet nga gazetarja e Report Tv për videon që ka qarkulluar, lidhur me Lefter Allën, Ndreu nuk ka preferuar ta komentojë, por u shpreh se nëse është e vërtetë, kjo nuk është aspak dinjitoze dhe PS nuk mund të njolloset, pasi është një familje e madhe.