Në një intervistë për “Ilva Now” Ditmir Bushati tashmë i mandatuar nga kryeministri si i dërguar special për OSBE thotë se shpreson të bëjë më të mirën me detyrë që i ka besuar shefi i tij, por kur Tare i thotë se e keni rrumbullakosur gjuhën pas marrjes së detyrës: Ishit gjatë gjithë vitit kritik!

Ai tha, se i përmbahet dhe se do vazhdojë luftën si deputet dhe socialist për një pakt kombëtar që nënkupton çlirimin e një energjie të re për Shqipërinë. Vetëkorrigjim, ndarje finale me oligarkët dhe të tjera në intervistë.

Intervista

Ilva Tare: Ishte surprizë zgjedhja juaj si i dërguar special i OSBE?

Ditmir Bushati: Raporti im me OSBE ka qenë i lidhu ngushtë që kur isha ministër i Jashtëm. E ndjej veten pjesë të këtij projekti, kam bërë thirrje për një bashkëpunim ndërpartiak dhe ndërinstitucional për të dhënë kontributin e tyre. Në këtë pozicion do të përpiqem të jap më të mirën time, do kenë disa sfida që kanë të bëjnë me menaxhimin e organizatës.

Tare: Sfidat që ju presin gjatë këtij viti?

Bushati: Kryesia është një sipërmarrje shumë e madhe. Ndërveprimi është në një organizatë që shtrihet nga tre kontinente. Nuk pritet nga kryesia shqiptare se asnjë tjetër s’u ka dhënë fund disa krizave, por një mundësi për të dhënë më të mirën në kapacitetin administrativë dhe është një çështje imazhi dhe reputacioni

Tare: Pasi morët detyrën, një pjesë tha që Bushati qenka pajtuar me Ramën pas 1 viti replikash, apo është dorëzuar Rama. Disa thonë se u dorëzua para diplomacisë? U shitët apo u bletë?

Bushati: As nuk u shita, as u bleva, as u idhnuam as u pajtuam. Bashkëpunimi im do jetë në këtë raport të ri nuk diskohet brenda mandatit që ofron kryeminstri dhe ministri i Jashtëm, do të përpiqem ta ushtrojë këtë detyrë. Kur vjen puna te OSBE, integrimi në BE, qoftë diferencat në mënyrën e të menduarit, nuk besoj se duhet të përbëjnë një shqetësim.

Tare: Mos të shohim sikur nuk e shohim elefantin. Ministri i Jashtëm duhet ta bënte këtë detyrë, kemi 3 figura politike që duhet të bënin një detyrë. E keni diskutuar me Ramën këtë?

Bushati: S’kam patur nevojë ta bisedoj e Ramën. Jemi Republikë parlamentare operojmë mbi bazën e Kushtetutës, e kemi votuar dekretin për ministër të Jashtëm të Ramës në parlament dhe fakti që Rama po e ushtron këtë detyrë si kryetar i radhës së OSBE-së, besoj flet më shumë se çdo lloj hamendësimi në lidhje me elementë që shtruar.

Tare: Nuk është hamendësim, por fakt. Ju po bëni detyrën që po e bënit vitin që shkoi?

Bushati: S’jemi në të njëjtat kushte, detyrën e ministrit të Jashtëm po e ushtron Rama kjo është parë që në dhjetor në ceremoninë e kalimit të stafetës, në marrjen e kryesisë së OSBE-së dhe vizitës në Ukrainë.

Tare: Na vë kjo në pozitë me partnerët tanë?

Bushati: Janë interpretime që për shkak të dinamikave të brendshme s’ndikojnë OSBE-në. Nëse do t’i referohemi praktikës apo dokumentave sot për sot flasim për një kryetar të radhës, që është Rama dhe askush tjetër.

Tare: E keni rrumbullakosur gjuhë pak sot, që kur morët detyrën. Keni qenë aktiv, keni folur për parime. Keni thënë që në 30 vjet s’kemi ngritur qeveri të qëndrueshme…

Bushati: Pozicioni i ministrit është i ndryshëm nga i deputetit, vullnetit shtetëror ose politik. Janë çështje që i kam ngritur si pjesë të debatit publik, një pjesë i kam ngritur dhe duke qenë ministër paktin për Europën, jo për marrëveshjen e radhës mes nesh dhe opozitës, por për të ndërtuar disa shina të rëndësishme. Faktet janë të hidhura kur vjen puna tek zgjerimi, përmendim Serbinë dhe Malin e Zi. Fakti presupozon një bashkëpunim politik me institucionet e shtetit. Mund të kishim kapur më shpejt orën. Do vazhdojmë me një grup biznesmenësh, që shpesh dhe unë i quaj oligarkë, që vërtitet përqark buxhetit të shtetit, apo do fillojmë të eksperimentojmë me shtigje të reja?

Tare: I keni identifikuar oligarkët?

Bushati: S’do merremi me emrin, por me politikën dhe fenomenin. Të luftojmë për një Shqipëri që ofron avantazhe në raport me fqinjët. Apo të vazhdojmë në batakun që e ka fajin ky, me kërcënime ndaj biznesmenëve. Të çlirojmë një energji tjetër se e provuam për 3 dekada. Unë jam për kapitalizëm progresiv. Ka ardhur momenti të ndërtojmë disa parime ose vlera./ Tiranapost.al