“Nuk ka as zjarr as akull të tillë të sfidojë atë që një njeri grumbullon fantazisht në zemrën e vet

“Zemra e saj ishte në një revoltë të vazhdueshme dhe të trazuar. Ambiciet më groteske dhe fantastike e përndiqnin natën në krevat. Truri i saj komplotonte ndaj një universi të pashprehur luksi, ndërsa ndihej tik-taku i ores dhe hëna lagte me dritë veshjet e saj të hedhura në dysheme. Çdo natë rritej ky gërshetim fantazish derisa kur përgjumja hidhte perden e saj mbi këto skena të gjalla. Për pak kohë, këto ëndrra me sy hapur i krijonin hapësirë imagjinatës së saj; ishin një shenjë e kënaqshme e jorealitetit të realitetit, një premtim që qëndrueshmëria e jetës pa dyshim ishte krijuar mbi flatrat e një zane”

“Kish paguar një çmim tepër të lartë ngase kish jetuar tepër gjatë me një ëndërr të vetme”

“Për mua nuk kishte rëndësi. Pandershmëria e grave është diçka që nuk qortohet kurrë shumë seriozisht: nuk më pëlqeu për një moment, pastaj nuk mendova kurrë më për të”

“Më pëlqejnë festat e mëdha. Janë kaq intime. Në festat e vogla nuk ka privatësi”
“Kurdo që ndiheni se duhet ta kritikoni dikë, vetëm mbani mend se të gjithë njerëzit në botë nuk i kanë pasur avantazhet që i ke pasur ti”

“Le t’ia shfaqim miqësinë dikujt kur është gjallë e jo pasi që të ketë vdekur”

“Kursimi nga gjykimet është çështje e shpresës së pafundme”

“Më ka rastisur ta kuptoj se nuk ka dallim mes njerëzve, në inteligjencë apo racë, aq të thellë sa diferenca mes të sëmurit dhe të shëndoshit”

“Jam në mesin e shumë pak njerëzve të sinqertë që i kam njohur në jetë”
“Është një avantazh shumë i madh të mos pini kur jeni në mesin e atyre që pine shumë”

“Nesër do të vrapojmë më shpejt e duart do t’i shtrijmë më gjatë”
“Njerëzit janë zhdukur, janë rishfaqur, kanë bërë plane për të shkuar diku dhe pastaj e kanë humbur njëri-tjetrin, kanë kërkuar për njëri-tjetrin dhe e kanë gjetur njëri-tjetrin pak metra larg”

“Sytë e tyre u takuan dhe filluan ta shikonin njëri-tjetrin, të vetëm në hapësirë”
“Nevojiten dy persona për një aksident”

“Ajo ishte duke e ndjerë presionin e botës jashtë dhe dëshironte ta shihte atë dhe ta ndjente prezencën e tij afër saj dhe të sigurohej se ajo ishte duke e bërë gjënë e sigurt”.