Rreth orës 12:30, në lagjen “Daniel Matlia”, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për izolimin e tarracës së mobilierisë së shtetasit I. K., ka rënë zjarr. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientet e mobilierisë.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar zjarrin.
Ndërkaq, grupi hetimor po heton për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.