Largimi nga familja mbretërore normalisht kishte brenda shumë anë negative njëra prej të cilave është dhe ndarja financiare. Meghan dhe Harry nuk do të marrin më pagesa nga taksat e popullit anglez. Gjithashtu ato njoftuan se do të banonin në Kanada por kjo nuk është akoma e qartë për shkak se shteti Kanadez nuk i ka pranuar si banorë por vetëm si vizitorë .

Por pavarësisht gjithë këtyre problemeve të njëpasnjëshme dikush i ka ardhur në ndihmë çiftit Sussex. Babai i Harryt princi Charles ka deklaruar se do të ndihmojë të birin.

Ai do t’i ofrojë Harry-t ndihmën e tij të pavarur me të ardhurat e veta, duke treguar se pavarësisht largimit nga familja mbretërore, Harry do ta ketë gjithmonë një shpatull kur të mbështetet!