Kryeministri Edi Rama befasoi sërish me deklaratat e tij. Ai ishte në Zall Herr të Tiranës, te familja e Riza Tafës, të cilit i ishte rindërtuar banesa pas tërmetit.

Duke biseduar me familjarët, Rama, që sapo është kthyer nga Ukraina ku vizitoi edhe zonat në konflikt, tha se shqiptarët duhet të ndjehen mirë, pasi harrojnë si janë vendet e tjera.

Tërthorazi, Rama u kërkoi shqiptaërve që të mos krahasohen me Gjermaninë dhe Francën.

Megjithatë dje, kur shkuam te ajo zona e konfliktit, thosha me vete shpeshherë, dhe kështu është, nuk ke çfarë i bën, njeriu harron, harron shumë, harron të keqen shpejt.

I bëjmë, dhe mirë bëjmë që i bëjmë krahasimet me Gjermaninë dhe Francën, po kur sheh si jetojnë njerëzit dhe kur mendon si kemi qenë jo shumë larg përpara, duhet me u

Më tha bukur njëri, ishim të lumtur, por nuk e dinim. Tani që jetojmë në këtë situatë katastrofike, me një urë dykalimshme për njerëzit, dhjetë mijë veta në ditë që kalojnë urën për të marrë pensionin, ilaçet, me dy palë ushtarë, me dy palë flamuj, me ata snajperët që gjuanin. Një histori… realisht…

Patjetër që ne nuk mund të kënaqemi me asnjë gjë, por duhet me pa një çikë edhe mbrapa, ku jemi nisur dhe çfarë kemi bërë, tha Rama.