Programi “Masterplani i Alpeve” nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit formulon një kornizë afatgjatë për zhvillimin e këtij rajoni dhe shndërrimin e tij në një pol të rëndësishëm të turizmit në vend dhe në një destinacion turistik ndërkombëtar, duke pasur në themel të tij bukuritë mahnitëse dhe pasurinë kulturore.

Zona që studion Masterplani shtrihet në territorin administrativ të 4 bashkive dhe përbëhet nga 12 njësi administrative:

Pult, Shosh, Shalë të Bashkisë Shkodër
Shllak dhe Temal të Bashkisë Vau i Dejës
Kelmend dhe Shkrel të Bashkisë Malësi e Madhe
Bajram Curri, Bujan, Margegaj, Lekbibaj dhe Tropojë e Vjetër të Bashkisë Tropojë

Një informacion i shkurtë statistikor, mbi projeksionet e kërkesës turistike
“Duke u bazuar në indikatorë si aksesibiliteti, menaxhimi i burimeve natyrore, larmishmëria dhe veçantia e atraksioneve, cilësia e shërbimeve dhe e sistemit të akomodimit, mund të propozohet projeksioni i kërkesës të netëve të qendrimit të turistëve në territor.
Në këtë kontekst vlerësohet se numri i netëve të qëndrimit vjetor për 2031 të arrijë vlerat nga 2,022,000 në 2,600,000 net qëndrimi në vit