Ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati përmes një postimi në rrjetet sociale, ka kujtuar datën e sotme, 21 Janarin për 3 ngjarje sa të hidhura po aq edhe historike që kanë përshkruar kombin shqiptar.
Data e parë është ajo e 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjes, që sipas Bushatit është një ngjarje që na nderon, dhe dëshmon maturinë e politikës dhe njerëzve të mençur.
Përkujtimorja e dytë lidhet me ndarjen nga jeta të Ibrahim Rugovës, i cili udhëhoqi rezistencën e shqiptarëve të Kosovës ndaj Serbisë, ndërsa e treta është pikërisht 21 Janari i 2011 që lidhet me vrasjen e katër protestuesve në Bulevard, dhe sipas Bushatit na turpëron sa kohë që drejtësia nuk është vendosur.