Një termet, fatmirësisht me intensitet të ulët është konstatuar para pak minutave në Qarkun e Shkodrës.
Sipas Qendrës Europiane për Monitorimin e Termeteve, ai është regjistruar nga stacioni sizmik 22 km në lindje të Podgoricës dhe 17 km në lindje të Tuzit. Thellësia e tij ka qenë vetëm 2 km dhe intensiteti 2.5 sipas shkallës Rihter.
Epiqendra e tij është në Malësinë e Madhe por intensiteti i ulët ka bërë që të mos ndjehet shumë