Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës ku do të zhvillojë takime në kuadër të marrjes së drejtimit të OSBE-së nga Shqipëria dy javë më parë.
Kështu Rama zbret në Kiev i shoqëruar edhe nga ministri në detyrë, Gent Cakaj si dhe një delegacion në cilësinë e kryetarit në detyrë të misionit të OSBE-së, dhe do të takohet me Kryeministrin ukrainas Volodymyr Zelensky, Kryeministrin, ministrin e Jashtëm Vadym Prystaiko dhe autoritete të tjera të larta shtetërore.
Ukraina ndodhet në një konflikt të vazhdueshëm politk me Rusinë, ndërsa OSBE ka bërë vazhdimisht përpjekje për të ulur tensioned mes shteteve dhe për të forcuar bashkëpunimin.
Kryeministri do të ketë edhe një vizitë në Moskë por as nuk e ka pohuar dhe as mohuar nëse do të takohet me presidentin Vladiimir Putin.