Këngëtari i mirënjohur dhe kantautori Flori Mumajesi, është një prej artistëve më të dashur për publikun shqiptar, dhe një emër mjaft i përfolur për lidhjen e tij me moderatoren e njohur kosovare Liberta Spahiu.
Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar në lidhje me këtë çështje, që është bërë kryefjala e mediave rozë. Ndonëse ata s’kanë reaguar dhe e mohojnë se ka diçka më shumë se miq mes tyre, takimet dhe postimet nëpër rrjetet sociale kanë treguar të kundërtën.
Liberta ka organizuar një festë për 35-vjetorin e saj të lindjes dhe mes gjithë të ftuarve ka qenë edhe Flori Mumajesi.