Ndërsa kanë kaluar pak ditë nga ekz.ekutimi me snajper i Kastriot Reçit në mes të Rrëshenit, teksa përballë tij po qëndronte një grua dhe një fëmijë, gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë tejet të fo.rtë.
Hoxha i ftuar në emisionin “Provokacija” tha se kjo është vr.asje jo vetëm spektakolare por edhe me kosto të lartë. Sipas tij një vr.asje të tillë mund ta porosisë një organizatë e kr.imit të organizuar.
“Niveli i kr.imit varet nga kostoja. Në vr.asjen e Rrëshenit është zbuluar një snajper. Po kështu nga hetimet ka dalë se snajperisti hyn me tuta dhe del si femër. Qëndron 5 orë në pritje dhe sapo sheh objektivin para një gruaje dhe një fëmije qëllon në shenjë. Tani nuk po flasim për vra.s.jen e Kasem Sulejmanit me dron nga SHBA po flasim për një vr.asje në Rrëshen që është sa “një tepsi”
Prandaj them se kjo është një vrasje me kosto që mund të ketë kushtuar së paku 100 mijë euro. Ai (ata) që e kanë porositur sigurisht kanë para të ardhura nga krimi. Vrasje të këtij niveli mund të bëhen nga krimi i organizuar, i drogave të forta ndaj dhe është vështirë të zbulohen” u shpreh Artan Hoxha.