Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka ngacmuar sërish për emrin e kryebashkiakut socialist të radhës, i cili sipas tij ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit.
Bardhi ka postuar një video të kryeministrit Edi Rama, i cili shprehej se mezi priste të mësonte se kush do të ishin të kapurit e parë në ‘rrjetën’ e dekriminalizimit.
Edi Rama është përgjegjës kryesor për përfshirjen e krimit në politikë. 5 kryebashkiakët e rinj ilegjitimë, trafikantë droge, hajdutë, falsifikatorë, dhunues apo vrasës janë vetëm maja e ajsbergut të lidhjeve të Edi Ramës me botën e errët të krimit, tek e cila bazoi karrierën politike dhe po mban pushtetin, shkruan Bardhi.