Largimi i Princ Harryt dhe Meghan Markle nga Pallati Mbretëror ka sjellë një lumë reagimesh. Të gjithë menduan se mbretëresha Elizabeth nuk do ta pranonte largimin e tyre nga familja mbretërore, por në samitin e mbajtur pak ditë më parë, Harry dhe Meghan morën mbështetjen e mbretëreshës.

Sipas medies së huaj “Mail” çifti mbretëror kanë hasur një tjetër problem. Kanadaja nuk e ka pranuar kërkesën e tyre për të fituar shtetësinë kanadeze.

Sipas “Mail” shkëputja nga familja mbretërore dhe marrja e shtetësisë kanadeze përbën shkelje të ligjit

“Si përgjigje e njoftimit të papritur të një plani të paqartë dhe evolucionar për Dukën dhe Dukeshën e Sussex (Princi Harry dhe Meghan) të transferohen në Kanada duke mbetur pjesë e Familjes Mbretërore, përgjigjja e qeverisë së Trudeau duhet të jetë e thjeshtë dhe e përmbledhur “JO”

Jeni të mirëpritur të vizitoni vendin, por për aq kohë sa jeni mbretër .Kanadaja nuk mund tju lejojë të vini të qëndroni pasi prish një tabu kushtetutuese të pashprehur” shkruhet në artikullin e publikuar.