Nje dite pas denoncimit te kryebashkikut te peste te Rames, ate te Matit, si person i denuar me pare, Sekretari i Pergjithshem i PD, publikon sot harten e kryebashkiakeve me te kaluar të dyshimtë.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Gazment Bardhi, duke postuar harten qe shihni me poshte, dhe teksa shkruan se pergjegjesi kryesor i kesaj gjendjeje eshte kryeministri Rama, i adreson atij pese pyetje, qe presin te marrin pergjigje.

STATUSI I GAZMENT BARDHIT

Kush është i rradhës?

Edi Rama nuk mund të fshihet pas përgjegjësisë ligjore personale të 5 kryebashkiakëve ilegjitimë të emëruar prej tij, Valdrin Pjetrit të Shkodrë, Agim Kajmakut të Vorës, Mark Babanit të Vaut të Dejës, Qerim Ismailajt të Mallakastrës apo Agron Malajt të Matit.

Edi Rama ka përgjegjësinë politike për përzgjedhjen dhe promovimin e tyre dhe duhet të mbajë përgjegjësi për kr.iminalizimin e qeverisjes vendore. Ai është arkitekti i promovimit të kr.imit në politikë dhe ndërtimit të modelit kr.iminal të bashkëqeverisjes me kr.imin e organizuar, që ka demotivuar të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi dhe po i detyon të largohen nga vendi.

Edi Rama duhet të japë llogari:

– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Shkodër, përzgjodhi dhe kandidoi një trafikant dr.oge?

– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Vorë, përzgjodhi dhe kandidoi një fallsifikator?

– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Vaun e Dejës, përzgjodhi dhe kandidoi një hajdut?

– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Mallakastër, përzgjodhi dhe kandidoi një dh.unues?

– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Mat, përzgjodhi dhe kandidoi një vr.asës?

Shqiptarët e kanë kuptuar se të bësh karrierë në qeverisjen e Edi Ramës duhet të jesh i certifikuar në trafik dr.oge, fallsifikim, vjedhje, d.hunë apo vr.asje! Ky është ekipi dhe modeli qeverisës i Edi Ramës!