Ditët e para të vitit 2020, Rudina Dembacaj zgjodhi të bëjë publike lidhjen me ish-deputetin, Mark Frroku.

Ajo vendosi t’u vëri kapakun aludimeve, me tri foto ku tregonte se ata janë bashkë, në jetë dhe në biznes.

Fotot u shoqëruan me komente të shumta dhe u vu re se njerëzit nuk ishin aspak dakord për këtë lidhje.

Për të shmangur polemikat, Rudina bllokoi komentet në fotot dhe kështu u mbylli gojën të gjithëve.

Nga ajo ditë, moderatorja nuk kishte postuar asnjë foto tjetër me Markun, por mbrëmjen e kaluar ajo ka publikuar një foto krah tij dhe shfaqen mjaft të dashuruar.

Mark ka përqafuar Rudinën dhe të dy buzëqeshin para aparatit.