BalkanWeb siguron videon e shpërthimit të dhe përfshirjes nga flakët të fabrikës së babait të Redjan Kralit, Gjergji Krali.
Gazetari Kelmend Baçi raporton se zjarrfikësit prej disa minutash janë në luftë me flakët, dhe po vijnë përforcime dhe nga Durrësi, Tirana apo Lushnja. Po ashtu ai bën me dije se kjo është hera e dytë që kjo fabrikë përfshihet nga flakët.
Mësohet se në fabrikë punonin 400 punëtorë por askush nuk ishte në momentin e ngjarjes përveç rojes i cili njoftoi më pas pronarët. Po ashtu dhe Policia ka dalë në deklaratë zyrtare duke dhënë versionin e saj.