Vjedhja e energjisë elektrike vijon të jetë një fenomen shqetësues në vendin tonë, ku qytetarë të ndryshëm bëjnë lidhje të paligjshme.

Një rast që ka çuditur edhe vetë grupet e OSHEE-së në terren është publikuar në rrjetet sociale.
Në Elbasan, një familje kishte menduar ta fshihte lidhjen e dytë në tjegullat e çatisë.

“Vjedhja e energjisë elektrike po realizohet në forma më të kamufluara. Rasti tregon qartë “shpikjen” për të fshehur lidhjen e dytë” shkruan OSHEE në Instagram.

https://www.facebook.com/osheealbania/videos/637691043726765/