Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksiden Lezhë-Shkodër, pikërisht në fshatin Piraj.

Gazetari Gjergj Figuri bën me dije për abcnews.al se nga aksidenti ka një viktimë.

Viktima quhet Ndue Marku dhe është 70 vjeç.

Ngjarja e rëndë sapo ka ndodhur dhe nuk ka ende detaje, por mësohet paraprakisht se janë përplasur dy makina.

Policia gjendet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit. /abcnews.al