Pjetër Kodra nga Shkodra u zhduk papritur pa lënë gjurmën, ndërsa 4 vite më parë familjes i erdhi një mesazh në postën elektronike nga shoqata afrikane ’’Bona Venture Essou’’ Të ftuar në emisionin “Pa Gjurmë” familjarët sqarojnë mbi përmbajtjen e këtij mesazhi, ku njoftimi shoqërohej me një certifikatë vd.ekje, e cila përkonte me emrin e shkodranit të humburit, por jo me vendlindjen e tij. Nga mesazhi i dërguar kërkohej që një prej familjarëve të bënte analizën e ADN-së. Kur ende nuk kishte asnjë gjurmë të tij, por edhe shpresa nuk ishte shuar, ky mesazh ngre për familjarët, një hije të madhe dyshimi. Një destinacion që as nuk u kishte shkuar në mendje. Afrika.

“Mesazhi që na erdhi shkruante se Pjetër Kodra, ka punuar oficer, por babai ynë nuk ka lidhje me këtë profesion. Certifikata e vd.ekjes dërguar nga kjo shoqatë tregonte se personi ishte nga Korca dhe ditëlindja ishte e vitit 1941, babai ynë është o ditëlindjes 1947. Ne kemi dyshimet tona, por edhe mendojmë se një shoqatë bamirëse e ka gjetur dhe ndoshta e kanë kaluar në Afrikë” thotë djali i tij.

Ditën që u zhduk 57-vjeçari i tha familjarëve se do të shkonte tek djali në Greqi, por një ditë më pas u mësua se ai nuk kishte kaluar kufirin, por ishte ndalur në shtëpinë e dy kushërinjve të tij Laze Daija dhe Ndrek Daija, banesa e të cilëve ndodhej në lagjen Kabash, Hajmel të Shkodrës. Ai ka darkuar atje natën e 9 gushtit të vitit 2003 dhe më pas janë shtrirë për të fjetur. Papritur, ndërsa ora kishte kaluar mesnatën Pjetri është ngritur dhe u ka komunikuar kushërinjve se do të largohej për tek banesa e tij. Afro orës 1:45 minuta ai ka dalë nga dera dhe pas e ka ndjekur një prej dy kushërinjve të tij, në terrin e natës, por Pjetri i është zhdukur nga sytë përtej errësirës. Ky ka qenë momenti i fundit që është dalluar hija e 57-vjeçarit dhe asnjë gjurmë tjetër e tij. Zgjimi dhe më pas largimi papritur i babait të katër fëmijëve ka lënë hije dyshimi tek familjarët dhe të afërmit e tij. Që nga ai moment Pjeter Kodra nuk u kthye më.

Pas pohimit të bërë nga Pjetri, se do të largohej drejt Greqisë familjarët nuk e kishin marrë seriozisht, pasi ai shpesh largohej dhe kthehej sërish në shtëpi. Pjetri sot është një 73-vjecar. Shqetësimi i familjes mbetet problemi me shëndetin mendor, që ai ka patur vite më parë. Ndërsa është kuruar me depresionin. Momentin që është zhdukur nuk merrte ilaçe, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përmirësuar, por largimi i tij i papritur për familjarët ka të bëjë me një rikthim të mundshëm të sëmundjes së tij, c’ka solli dhe zhdukjen e tij të papritur. /Shqiptarja/