ZËVENDËSAMBASADORJA E MALIT TË ZI VIZITON BASHKINË E SHKODRËS

Zonja Vesna RADONJIĆ, zëvendësambasadore e Malit të Zi në Shqipëri, zhvilloi një takim kortezie në Bashkinë Shkodër me zëvendëskryetarin Arben Gjuraj dhe me drejtues të Drejtorisë së Planifikimi Strategjik.

Afërsia territoriale, ngjashmëria kulturore dhe bashkëndarja e resurseve natyrore, janë një mundësi e përbashkët për zhvillimin e projekteve kulturore, të mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimit të potencialeve turistike, duke zhvilluar kështu bashkëpunim të qëndrueshëm midis dy vendeve.

Takimi u përqëndrua në krijimin e bazave të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si dhe tek bashkëpunimi ndërkufitar në kuadër të programeve dhe fondeve të Bashkimit Evropian.

Zonja RADONJIĆ dhe zoti Gjuraj dakortësuan vijimin e bashkëpunimit midis dy vendeve ne nivel lokal, duke krijuar kështu sa më shumë mundësi për zhvillimin e aktiviteteve që përfshijnë të dyja anët e kufirit në fusha të ndryshme.