Sekretari i Pergjithshem i PD Gazment Bardhi takime me strukturat ne Vaun e Dejes dhe Puke: Demokratet i gjeta të vendosur. Kryebashkiaku ilegjitim Mark Babani vazhdon të ushtrojë detyrën me mbrojtjen e Edi Ramës, megjithëse në dokumentat e burgjeve italiane rezulton i dënuar për vjedhje makinash.

Në takimet me strukturat e PD në Vaun e Dejës dhe në Pukë demokratët i gjeta të vendosur për të çuar deri në fund përpjekjen tonë të përbashkët për të siguruar që çdo qytetar të votojë i lirë dhe vota e tij të numërohet.

Ndamë së bashku shqetësimin se përfaqësuesit e Edi Ramës si në administratën qendrore edhe në bashki janë persona me të kaluar kriminale, ose njerëz që nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Kjo ka sjell braktisjen masive të qytetarëve, që shkaktuar varfëri, emigracion dhe pasiguri.

Rasti i Vaut të Dejës është flagrant. Kryebashkiaku ilegjitim Mark Babani vazhdon të ushtrojë detyrën me mbrojtjen e Edi Ramës, megjithëse në dokumentat e burgjeve italiane rezulton i dënuar për vjedhje makinash. Për ne është e rëndësishme që alternativa kriminale e Edi Ramës në qeverisjen e vendit është demaskuar në sytë e qytetarëve.

Bashkë me qytetarët dhe çdo demokrat nga cep më i largët i Shqipërisë, ne jemi gati ta zhbëjmë këtë të keqe dhe të ndalim bashkëqeverisjen me krimin.