Kryetari i Republikës së re Lulzim Basha së fundi ka “ndezur” militantët, me shpresën se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Por ndërkohë që shpreson se do ti fitojë këto zgjedhje, duket se Basha ka edhe një “as” nën mëngë, që është qeveria hije.

Me dëshirën e madhe që ka për fitore, Lulzim Basha ka bërë shumë premtime për ministra ndaj deputetëve por edhe për të tjerë njerëz pranë tij.

Mësohet se në qeverinë hije të Lulzim Bashës, për postin e ministrit të Brendshëm diskutohet mes Klevis Balliut dhe Ervin Salianjit.

Për ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, përflitet Dhurata Çupi dhe Sait Dollapi.

Në ministrinë e Financave pritet të jetë Fatbardha Kadiu dhe Lindita Metaliaj.

Për ministrinë e Mjedisit ka një garë të fortë mes Flamur Nokës dhe Edi Palokës.

Ndërkohë, për ministrinë e jashtme pretendente kryesore është Monika Kryemadhi dhe Klevis Balliu, i cili garon në dy ministri.

Për ministrinë e Arsimit, përflitet Oriola Pampuri dhe Astrit Veliaj.

Për ministrinë e Bujqësisë, garojnë Endri Hasa ose Nard Ndoka.

Ndërsa ministrinë e Diasporës, Basha do tia lërë aleatit të tij, kreut të PBDNJ, Vangjel Dule.

Në vend të Spiropalit, ministre për marrëdhëniet me parlemantin, do të jetë Grida Duma.

Ministër i Kulturës, është menduar Enno Bozdo.

Nga ana tjetër Çlirim Gjata dhe Alfred Rushaj garojnë për ministra Drejtësie.

Për ministrinë e Mjedisit, përfliten Ervin Minaroli dhe Kreshnik Çollaku.

Ministre e Çështjeve Sociale, është menduar Fatbardh Kadilli, ndërsa zv.kryeministra do të jenë Desada Metaj dhe Gazmend Bardhi.

Kryetar i Kuvendit, i është premtuar Edmond Spahos, ndërsa Edi Paloka do të jetë kryetar i grupit parlamentar.

Kjo qeveri hije e Lulzim Bashës është menduar, pas lëvizjeve të fundit të tij, për t’u ulur në tryezë me qeverinë, me pretendimin se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Vetëm me të tillë qeveri Shqipëria do shkojë drejt Europës / CNA.al