Në vitin që lamë pas debati mes aktores Mariana Kondi dhe ish minstres së kulturës, Mirela Kumbaro qarkulloi në mediat online.
Gjatë mbledhjes së zhvilluar nga kryetari i bashkisë së Tiranës me aktorët për çështjen e Teatrit shkaktoi një përplasje mes aktores Kondi dhe ish-ministres Kumbaro.
Më pas debati vijoi nga ana e Kondit në rrjetet sociale duke postuar statuse edhe foto për ish ministren.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në ”Shiko kush luan” Mariana u pyet sërish për Kumbaron për të cilën u shpreh se ajo e përshëndet në rrugë edhe pasi e ka hequr nga puna.
“Ajo me saluton në rruge edhe pse unë i them mos më fol. Ajo thotë që është për kulture por unë i them mos më fol se më ke hequr nga puna” tregon Mariana duke shkaktuar të qeshura në studio.