Avokati Altin Goxhaj ka treguar mbrëmjen e sotme se formula se si mund të largohet kjo klasë politike, është një reformë e madhe zgjedhore, territoriale dhe administrative.

Goxhaj tha se do të përdorë votat e qytetarëve për të detyruar partinë opozitare që të bëhet qeveri teknike 6-7 mujore, jo me politikanë, por me personalitete.

Pas 7 muajsh, avokati deklaroi se qytetarët duhet të jenë të lirë nëse do të zgjedhin sërish këta politikanë t’i përfaqësojnë apo personalitetet.

“Shqipëria do të organizojë përsëri zgjedhje nga e para pas një refome të madhe. Jo reformës që ka Rama, reformën territorial dhe administrative, që do të thotë ne do t’i themi shqptarëve që nuk do të jenë as Edi , as Luli as Monika, por personalitete dhe normalisht do votoheshin personalitetet.

Ne flasim që Shqipëria të ketë një sistem të ri komplet dhe emrat e personalitetteve ne t’i shpalim para zgjedhjeve. Ka shumë njerëz që kanë punuar dhe ideja jonë është se do t’ja marrin votën shqiptarëve vetëm personalitete për 6 apo 7 muaj dhe atëherë të dalin të votojnë shqiptarët”, theksoi ai në studion e Fax News.