Lufta kundër krimit të organizuar dhe siguria rrugore janë përcaktuar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj si prioritete për vitin 2019. Gjate analizës me 12 Drejtoritë Vendore të Policisë dhe drejtuesit qendorë, Lleshaj deklaroi se shpejt do të jetë gati dhe miratohet paketa e njohur si “KÇK”

Policia ka detyrën ti shkojë dhe ti trokasë në derë, ti thotë: ti ke bërë 10 vjet burg për trafik droge. Po. Ke dhe këtë hotelin këtu. Tani, hoteli sekuestrohet, i vihet shiriti dhe ti shkon në gjykatë dhe provoje që është i yti”

Ministri i Brendshëm ka paralajmëruar dhe ashpërsim të Kodit Rrugor për të parandaluar keshtu aksidentet fatale.

Siguria rrugore na vret më shumë njerëz se sa krimi i organizuar. Jo më shumë, por 5 herë më shumë. Çfarë do të bëjmë? Do të ndryshojmë Kodin Rrugor, do të ashpërsojmë masat, do të ashpërsojmë kontrollet, do të modernizojmë kontrollet, do të luftojmë fort për integritetin e punonjësve.

Ai shtoi se për tu përballur suksesshëm me zhvillime e fenomene të reja të krimit, do të ngrihet 4 Njësi të posaçme në Policinë e Shtetit, me ekspertët më të mirë