Familja Banushi e kishte premtuar dhe nga sot është realitet. Arkiva personale e aktorit të mirënjohur Tano Banushi, “Artist i Popullit” është pjesë e Teatrit “Migjeni” Në shtëpinë e familjes Banushi, ka qenë drejtorja e Teatrit “Migjeni” Rita Gjeka, e cila personalisht ka marrë në dorëzim këtë vlerë të çmuar të artit shkodran e më gjërë nga familjarët e aktorit të madh. Tano Banushi ishte padyshim një nga emrat më të spikatur të skenës por edhe ekranit dhe arkiva e tij është një vlerë e rradhë që jo vetëm duhet ruajtur por edhe ekspozuar për publikun e gjërë. Aq më shumë, kur bëhet fjalë për një periudhë, kryesisht para vitit 1990, kur mundësitë e regjistrimit audio-video apo edhe fotografitë, ishte shumë e vështirë të realizoheshin.

Nga sot, Tano Banushi “rikthehet” në shtëpinë e tij, aty ku ai kaloi dekada të tëra duke argëtuar breza të shumtë shkodranësh. Për hir të realitetit duhet pranuar se vetëm vitet e fundit, figura e Tano Banushit po respektohet e vlerësohet siç duhet. Nuk duhet harruar e madje duhet vënë “thash në vesh” se kolosë si Banushi, i vijnë Shkodrës, Shqipërisë e skenave shqiptare një herë në 100 apo më shumë vjet.

Natyrisht, familja Basnushi ka marrë falenderimet e Teatrit “Migjeni” Bashkisë Shkodër për këtë dhuratë të çmuar. Por edhe në emër të të gjithë brezave që u rritën e gëzuan me humorin e Tano Banushit, shprehim sot falenderimet tona për familjen Banushi. /ShkodraWeb Media/

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and outdoor
Image may contain: one or more people, people sitting and indoor