Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Lezhë Shkodër, në dalje të fshatit Balldren.

Dy automjete, një veturë dhe një fuoristradë janë përplasur me njëra-tjetrën te kryqëzimi i fshatit Gocaj.

Si pasojë e përplasjes mjeti fuoristradë ka përfunduar në kanal i përmbysur.

Deri tani sipas burimeve raportohet për dy të plagosur.