Prezantuesi i emisionit “Këndo këngën time” në Vizion Plus, Ardit Roshi ka zgjedhur të përfshijë në këtë puntatë dhe një nga surprizat më të bukura që kishte përgatitur për të dashurën e zemrës.

Në një moment të spektaklit, ai ka ftuar partneren e tij, Blerina Bajkon, ku e ka bërë të ndjehet vajza më me fat, duke i thënë fjalët e ndjera e më pas momenti final, ulja në gjunjë dhe propozimi për martesë.

“Do të përpiqem të të bëj vajzën më të lumtur në botë” ka thënë prezantuesi Ardit Roshi, ndërsa partnerja e tij e ka shprehur dukshëm lumturinë.