PD ka bërë publike të dhënat e plota që tregojnë që Mark Babani i emëruari i Edi Ramës ne Vau Dejës është një hajdut i çertefikuar me vendim gjyqësor i çertefikuar nga autoritetet italiane sigurisht që gjej rastin që ti bëj apel prokurorisë që të zbatojë ligjin të mos zvarrisë procedurat dhe të nxjerrë rezultatet bazuar në informacionet që disponon dhe në dijeninë time është duke pritur letërporosinë që ka dërguar në Itali.

Dua të sqaroj opinionin që kjo vonesë ka ardhur për shkak të bllokimit nga ministria e drejtësisë, prej një muaji e gjysëm letërporosia e përgatitur nga prokuroria nuk i është dërguar autoriteteve italiane duke sjellë një zvarritje dhe duke lejuar një njeri në konflikt me ligjin të ushtrojë një funksion publik.

Një hajdut i çertefikuar sot menaxhon paratë e taksapaguesve të bashkisë Vau Dejës. Padiskutim që ka patur ndërhyrje nga ministria e drejtësisë dhe Mark Babani është Edi Rama i bashkisë Vau Dejës dhe sigurisht që Edi Rama do të bëjë çdo gjë për të mbrojtur kriminelët në krye të bashkive. Jo më larg se dje kemi denoncuar kryebashkiakun e Mallakastrës por kemi edhe për të tjerë dhe sapo të kemi informacionin e plotë do i bëjmë publike.