Mark Babani, ështe një hajdut i certifikuar dhe një gje e tillë vertetohet edhe nga bllokimi qe i ka bërë për një muaj e gjysëm nga Ministria e Drejtesise procesit për të dërguar letër porosinë në organet e drejtësisë italiane për të vertetuar akuzat e PD nga Prokuroria e Përgjithshme.

Kjo ka qënë deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazmend Bardhi, dhënë për mediat pas një takimi me strukturat e kësaj force politike ne Vau Dejes. Bardhi u shpreh se Babani është një hajdut i certifikuar me dokumente nga autoritetet italine.

BArdhi u shpreh se Mark Babani është Edi Rama i Vau të Dejës, ndërkohe që ai është shprehur se PD do të vijojë të tjera denoncime për kryebashkiak të cilët kanë mashtruar me formularët e demikrinalizimit.

I pyetur nga mediat në lidhje me ereformën zgjedhore, ai u shpreh se PD ka shprehur gadishmërine për këtë reformë ndërkohe qe mazhoranca ende nuk ka hedhur asnjë hap për këtë proces të rendësishëm si një kërkesë edhe e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave për në BE të Shqipërisë